Transmetuar më 22-03-2010, 12:55

Tiranë, 22 Mars NOA - Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Kryetarin e delegacionit europarlamentar për Evropën Juglindore, Eduard Kukan, në kuadër të vizitës zyrtare që ai po kryen në vendin tonë. Topi i tha vizitorëve se vizita të këtij niveli janë tregues të vëmendjes dhe mbështetjes së vazhdueshme që BE-ja tregon për Shqipërinë.

Në këtë kontekst, Kryetari i Shtetit vuri në dukje angazhimin maksimal dhe vullnetin e duhur të shtetit shqiptar për të realizuar me sukses një sërë reformash të rëndësishme, sidomos në sistemin e drejtësisë, që do të plotësonin kuadrin e nevojshëm të standardeve integruese, një aspiratë kjo madhore e qytetarëve shqiptarë, po aq sa dhe përparësia kryesore e politikës sonë të jashtme.



Në këtë drejtim, Presidenti ritheksoi faktin se liberalizimi i vizave për Shqipërinë me BE-në do të ishte një hap tepër pozitiv që do të afronte më tepër dhe jo vetëm shpirtërisht shqiptarët me familjen e madhe evropiane.

Në mënyrë të veçantë, gjatë bashkëbisedimit me z. Kukan, Presidenti i Republikës u ndal në prezantimin e situatës aktuale politike në vend.

Duke shprehur besimin se partitë politike do të dinë të tregojnë vullnetin e tyre për kapërcimin e kësaj situate, Topi nënvizoi se zgjidhja institucionale e saj do të t'u shërbente interesave madhore të qytetarëve shqiptarë për një të ardhme integruese në BE, një të ardhme më të sigurtë dhe me prosperitet.  

Kreu i shtetit shqiptar dhe delegacioni i europarlamentarëve ndanë të njëjtin mendim përsa realitetit të qëndrueshëm në Ballkan dhe rëndësisë së bashkëpunimit politik e ekonomik mes të gjitha vendeve të rajonit, të orientuara qartë tashmë drejt integrimit në strukturat euroatlantike dhe evropiane.

Nga ana e tij, z. Kukan falënderoi Presidentin Topi për pritjen dhe çmoi përparimin e vendit tonë, që jo vetëm arriti të bëhej anëtar i NATOs-, por ecën i sigurt drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Drejtuesi i delegacionit europarlamentar për Evropën Juglindore dhe anëtarët e tjerë eurodeputetë vlerësuan lart rolin moderator dhe pozitiv të Presidentit Topi për realizimin e tryezës politike mes udhëheqësve të mazhorancës dhe opozitës, që prodhoi rifillimin e dialogut politik dhe hyrjen e opozitës në Parlament, duke apeluar që ky dialog i nisur të vazhdojë e të forcohet sa më shumë duke i dhënë zgjidhje përfundimisht situatës politike në vend.

e.r/NOA

 

Tiranë, 22 Mars NOA – Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot Kryetarin e delegacionit europarlamentar për Evropën Juglindore, Eduard Kukan, në kuadër të vizitës zyrtare që ai po kryen në vendin tonë. Topi i tha vizitorëve se vizita të këtij niveli janë tregues të vëmendjes dhe mbështetjes së vazhdueshme që BE-ja tregon për Shqipërinë.

Në këtë kontekst, Kryetari i Shtetit vuri në dukje angazhimin maksimal dhe vullnetin e duhur të shtetit shqiptar për të realizuar me sukses një sërë reformash të rëndësishme, sidomos në sistemin e drejtësisë, që do të plotësonin kuadrin e nevojshëm të standardeve integruese, një aspiratë kjo madhore e qytetarëve shqiptarë, po aq sa dhe përparësia kryesore e politikës sonë të jashtme.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit