Transmetuar më 15-03-2010, 17:09

Tiranë, 15 mars, NOA - "Siguria ushqimore në Shqipëri një hap më afër standarteve të BE-së", ka qenë seminari i i zhvilluar sot në Tiranë me pjesëmarrjen e ambasadores së Zvicrës dhe zv/ministrit të Bujqësisë, ku u vu në dukje se siguri e produkteve organike shqiptare vlerësohet si një kontribut i madh për përmirësimin e imazhit të vendit në botë dhe rritjen e eksporteve.

Gjatë konferencës, u vu në dukje se mbrojtja e prodhuesit dhe garancia që kërkon konsumatori kanë qenë gjithnjë problematike gjatë viteve të fundit në Shqipëri.



Deri më sot, çertifikimi i produkteve ushqimore është bërë nga kompani të huaja, gjë që nuk ka inkurajuar zhvillimin e një tregu të brendshëm të çertifikimit ushqimor.

"Bizneset shqiptare në sektorin e bujqësisë tashmë po lidhen më mirë me tregtarët potencialë. Ata gjithashtu po fitojnë një njohuri më të madhe rreth pritshmërisë dhe shijeve se konsumatorëve të huaj si dhe të trendeve të tregut. Kjo i mundëson ata të përmirësojnë cilësinë e prodhimeve të tyre dhe të adaptojnë ofertën e tyre ndaj kërkesave të klientelës", tha lidhur me një fakt të tillë, ambasadorja e Zvicrës, Yvana Enzler.

Ndërsa drejtori ekzekutiv i Albinspekt, Sokol Stafa tha se "duke patur parasysh zhvillimet e rëndësishme në rrugëtimin integrues të Shqipërisë drejt BE-së, ky akreditim dhe njohja ndërkombëtare që i bëhet trupës shqiptare, është një moment shumë pozitiv që kontribuon në zhvillimin dhe forcimit e infrastrukturës kontrolluese në Shqipëri, duke e ngritur atë në nivelet dhe standarte të BE-së".

Albinspekt mbulon mbi 60% të tregut të çertifikimit në Shqipëri dhe është e vetmja trupë që operon në Kosovë.

n.e/NOA

 

 

Tiranë, 15 mars, NOA – "Siguria ushqimore në Shqipëri një hap më afër standarteve të BE-së", ka qenë seminari i i zhvilluar sot në Tiranë me pjesëmarrjen e ambasadores së Zvicrës dhe zv/ministrit të Bujqësisë, ku u vu në dukje se siguri e produkteve organike shqiptare vlerësohet si një kontribut i madh për përmirësimin e imazhit të vendit në botë dhe rritjen e eksporteve.

Gjatë konferencës, u vu në dukje se mbrojtja e prodhuesit dhe garancia që kërkon konsumatori kanë qenë gjithnjë problematike gjatë viteve të fundit në Shqipëri.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit