
Tiranë, 29 Mars NOA - Dita e nesërme (e Martë), parashikohet që të nisë me vranësira ne të gjithë territorin shqiptar por vranësira me te dendura do të ketë në zonat malore të vendit.
Orët e mesditës pritet të sjellin kthjellime ne Veri dhe Qender te vendit ndërsa Jugu do të mbetet me vranësira kalimtare.
Më poshtë ndiqnin parashikimin e detajuar të motit për Shqipërinë dhe Evropën, ofruar nga Agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb.
Shqipëria
Moti Nesër - E marte, 30 mars 2010
Pjesa e dyte e ditës do të shtoje vranësirat ne te gjithë territorin shqiptar, me te dendura do te jene ne zonat malore te vendit duke bere qe ne mesnate te gjenerohen shira me intensitet te ulet, si fillim ne veri e me pas duke u shtrire ne te gjithë territorin shqiptar.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë ne mëngjes ndërsa mesdita parashihet të ruajë vlera konstante te temperaturave në vend.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe e forte ne det me shpejtësi 45 km/h nga drejtim Jugperëndimor NDERSA dallgëzimi në det do të arrije 3 ballë.
Europa
Moti Nesër: E marte, 30 mars 2010
Europa Jugperëndimore, Ishujt Britanike dhe vendet Skandinave do të mbeten me shira të konsiderueshëm të shoqëruara nga stuhi të forta ere dhe shkarkesa rrufesh.
E rrezikua nga reshjet shiut dhe stuhi me rrufe do të jetë një pjese e rajonit te Mesdheut, kryesisht shteti Italian NDERSA pjesa tjetër e kontinentit do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Ngjarje ekstreme në Europë Nesër:
E marte, 30 mars 2010
Italia e Veriut alarmon për stuhi me rrufe dhe shira të konsiderueshëm;
Britania e Madhe serish rrezikohet nga shira dhe stuhi me rrufe;
Spanja mbetet e alarmuar nga dallgë të larta.
e.r/NOA
Tiranë, 29 Mars NOA – Dita e nesërme (e Martë), parashikohet që të nisë me vranësira ne të gjithë territorin shqiptar por vranësira me te dendura do të ketë në zonat malore të vendit.
Orët e mesditës pritet të sjellin kthjellime ne Veri dhe Qender te vendit ndërsa Jugu do të mbetet me vranësira kalimtare.
Më poshtë ndiqnin parashikimin e detajuar të motit për Shqipërinë dhe Evropën, ofruar nga Agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





