
Tiranë, 18 mars, NOA - Moti i kthjellët do të dominojë në të gjithë vendin deri në mesditë kur pritet vranësira të lehta të kalojnë në zonat malore, kryesisht në verilindje dhe juglindje të vendit.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë, Kosovën, Rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime
në bregdet dhe zonën e ulët, ndërsa zonat malore do të kenë kthjellime dhe vranësira
kalimtare. Në këto kushte atmosferike të kthjellimeve dhe vranësirave të lehta
do të mbetemi deri në mëngjes.
Temperaturat e ajrit në mëngjes do të pësojnë një rritje të lehtë por edhe mesdita do të sjellë rritje të temperaturave, më e ndjeshme në veri të vendit.
Era do të fryjë lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h nga drejtim kryesisht Perëndimor, për pasojë dallgëzimi në det do të jetë i ulët.
Europa
Europa Jugperëndimore dhe ishujt britanikë do të përfshihen gjatë ditës së nesërme nga vranësira dhe reshje shiu e dëbore. Po ashtu, verilindja dhe veriperëndimi i kontinentit, veçanërisht brigjet perëndimore të Skandinavisë do të karakterizohen nga reshje dëbore dhe stuhi të forta ere, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit europian do të jetë me mot të kthjellët.
Ngjarje ekstreme në Europë sot:
Ishujt britanikë rrezikohen nga shira dhe stuhi të forta ere;
Skandinavia sërish alarmon për stuhi të forta ere dhe dëborë;
Spanja rrezikohet nga dallgë të larta.
n.e/NOA
Tiranë, 18 mars, NOA – Moti i kthjellët do të dominojë në të gjithë vendin deri në mesditë kur pritet vranësira të lehta të kalojnë në zonat malore, kryesisht në verilindje dhe juglindje të vendit.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë, Kosovën, Rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





