Transmetuar më 11-03-2010, 18:46

Tiranë, 11 mars, NOA - Deri në mesditë reshjet e dobëta të shiut dhe dëborës do të jenë prezente në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet më të dendura do të ketë në veri dhe qendër të vendit.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë, Kosovën, Rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:



Shqipëria

Pjesa e dytë e ditës do të sjellë përmirësim të kushteve atmosferike duke larguar gradualisht reshjet e shiut dhe dëborës nga territori. Në mbrëmje, moti i kthjellët do të mbizotërojë në të gjithë vendin.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehte në vlerat e mëngjesit, përjashtuar veriun e vendit, ndërsa mesdita do të sjellë rënie të temperaturave në të gjithë vendin.

Era do të fryjë e lehte në tokë dhe në det me shpejtësi 30 km/h nga drejtim kryesisht Perëndimor ndërsa dallgëzimi  në det do jetë i ulët.

Europa

Kontinenti Europian do të përfshihet nga kushtet e motit të paqëndrueshëm ditën e premte. Juglindja dhe Verilindja e kontinentit do të dominohen nga reshje shiu dhe dëbore. Po ashtu Ishujt Britanike si dhe Perëndimi i kontinentit do të përfshihen nga reshje shiu e dëbore të shoqëruar herë pas hërë me stuhi të forta ere. Ndërsa Europa Jugperëndimore do të mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë sot:

Austria alarmon për erë të fortë dhe dëborë të dendur;

Vendet Balltike rrezikohen nga shira dhe stuhi të forta ere;

Skandinavia alarmon për stuhi të forta ere.

n.e/NOA

 

 

 

Tiranë, 11 mars, NOA – Deri në mesditë reshjet e dobëta të shiut dhe dëborës do të jenë prezente në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet më të dendura do të ketë në veri dhe qendër të vendit.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë, Kosovën, Rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit