Transmetuar më 31-03-2010, 00:26

Itali, 31 Mars NOA - Me Mara Venier ka bërë paqe ndërsa Luca Dorigo është thjesht një mik i ngushtë. Këtë gjë ka dashur ta qartësojë një herë e mirë Simona Ventura e cila pas zënkës me Mara Venier ka deklaruar se çdo gjë është zgjidhur dhe tashmë ato janë sërish mikesha mjaft të mira.

Për sa i përket zërave të cilët flisnin për një lidhje të saj me ish pjesëmarrësin e "Uomini e Donne", Luca Dorigo ajo ka mohuar gjithçka duke theksuar se ndërmjet tyre ekziston vetëm një miqësi tepër e ngushtë dhe asgjë më shumë.



Ajo gjithashtu ka shtuar se Luca është një djalë shumë i mirë dhe sipas saj duke qenë se ai është një tifoz i Interit ajo e ka marrë në emision e saj, pasi i duhej pikërisht një tifoz i kësaj skuadre.

Simona shoti se këto zëra të cilët flisnin për një lidhje të mundshme të saj me Dorigon, jo vetëm që nuk janë të vërteta por, madje e kanë vënë tepër në siklet atë dhe vetë Dorigon.

r.b/NOA

 

Itali, 31 Mars NOA – Me Mara Venier ka bërë paqe ndërsa Luca Dorigo është thjesht një mik i ngushtë. Këtë gjë ka dashur ta qartësojë një herë e mirë Simona Ventura e cila pas zënkës me Mara Venier ka deklaruar se çdo gjë është zgjidhur dhe tashmë ato janë sërish mikesha mjaft të mira.

Për sa i përket zërave të cilët flisnin për një lidhje të saj me ish pjesëmarrësin e "Uomini e Donne", Luca Dorigo ajo ka mohuar gjithçka duke theksuar se ndërmjet tyre ekziston vetëm një miqësi tepër e ngushtë dhe asgjë më shumë.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit