
Tiranë, 15 Mars NOA - Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Njësinë Bashkiake Nr. 10 Tiranë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë - Tiranë organizuan forumin "Paratë tona janë të drejtat tona". Aktiviteti u organizua sot në Ditën Nderkombetare të konsumatoreve dhe atje u ndanë Çmimet Evropiane të Konsumatorëve 2010.
Në këtë event u prezantuan disa standarde të reja në sistemin e mbikëqyrjes së tregut si Formulari tip i Ankesave të Konsumatorëve nga METE, struktura e re e Autoritetit të Ushqimit, etj.
Të pranishëm ishin personalitete nga institucioneve të ndryshme që mbikëqyrin tregun dhe mbrojnë konsumatorët si Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Dritan Prifti, Kryetari i Autoritetit të Ushqimit Genc Juka, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Kryetarja e Autoritetit të Ushqimit, Lindita Lati, Ish-Avokati i Popullit Ermir Dobjani, Zv.Ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto, etj.
Më pas u ndanë Çmimet Europianë të Konsumatorëve 2010.
1. Çmimet Europiane të Konsumatorëve për Median:
1) Redaksia e Lajmeve Nr.1 në mbrojtje të konsumatorëve (Klan TV)
2) Televizioni i Konsumatorëve (Tv Scan)
3) Televizioni më edukativ për mbrojtjen e konsumatorëve (TVSH)
4) Radio më aktive në mbrojtje të konsumatorëve (Radio Ora Neës dhe në mënyrë të veçantë emisioni i Mëngjesit)
5) Emisioni Televiziv më i mirë investigativ për mbrojtjen e konsumatorëve (Top Channel / Fiks Fare)
6) Gazeta e cila ka arritur të jetë Zëri i Konsumatorëve 2009 - 2010 (Gazeta Sot)
7) Gazetarja sociale më aktive për mbrojtjen e konsumatorëve 2009 - 2010 (Gazeta Shqip / Lorina Mixha)
8) Emisioni që ka kontribuar më shumë për një Turizëm Kulturor dhe standarde europiane në Shqipëri (Zonë e Lirë - Vizion Plus)
9) Talkshoë më aktiv për tematikën konsumatore (Puls / Alsat)
10) Gazetarja më e mirë investigative (Denisa Xhoga te Tvscan)
2. Çmimet Europiane të Konsumatorëve për Institucionet e mbikqyrjes së tregut dhe mbrojtjes së konsumatorëve dhe titullarëve apo punonjësve në terren
1) Institucioni më efektiv i mbikëqyrjes së tregut (Autoriteti i Konkurrencës) Lindita Lati
2) Njeriu i Konsumatorëve 2010 (Ermir Dobjani)
3) Çmimi për Kompanitë publike / Posta Shqiptare sh.a. Arqile Gorea
4) Çmimi par Kompanitë private (ANAS)
5) Njësia Bashkiake më e fokusuar ndaj konsumatorëve (Njësia Bashkiake Nr. 10 Tiranë) Blendi Fuga
6) Pushteti lokal me standardet më të larta turistike (Komuna Velipojë)
7) Organizata më aktive në vendosjen e standardeve (Shoqata e Turizmit) Zak Topuzi
8) Aktivisti më i shquar nga shoqëria civile (Hasan Satafa)
9) Katedra universitare më e fokusuar për të drejtën konsumatore Universiteti Europian i Turizmit Tiranë, Fakulteti i Turizmit) prof.dr. Salvatore Messina
10) Projekti ndërkombëtar më i suksesshëm GTZ Ismail Beka
e.r/NOA
Tiranë, 15 Mars NOA – Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Njësinë Bashkiake Nr. 10 Tiranë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë – Tiranë organizuan forumin "Paratë tona janë të drejtat tona". Aktiviteti u organizua sot në Ditën Nderkombetare të konsumatoreve dhe atje u ndanë Çmimet Evropiane të Konsumatorëve 2010.
Në këtë event u prezantuan disa standarde të reja në sistemin e mbikëqyrjes së tregut si Formulari tip i Ankesave të Konsumatorëve nga METE, struktura e re e Autoritetit të Ushqimit, etj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





