
Tiranë, 19 Mars NOA - Më poshtë gjeni të detajuara, të gjitha aktivitetet kulturore që do të organizohen ditët në vazhdim në Tiranë, mundësuar nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA në bashkëpunim me institucionet kulturore të mëposhtme:
GKA- Galeria Kombëtare e Arteve
Galeria Kombëtare e Arteve ofron për vizitorët një Linjë Muzeale e ndarë në seksione, që përcjellin në mënyrë të strukturuar historinë e artit shqiptar.
Gjithashtu mund të vizitoni edhe ambientet e bibliotekës.
Galeria është e hapur nga dita e martë deri ditën e shtunë, ora 10:00-19:00, ditën e dielë 10:00-16:00. Dita e hënë pushim.
"KLedio" Galeri
Galeria Kledio ka ekspozuar veprat e fondit të galerisë me autorë shqiptar si: Ali Oseku, Lumturi Blloshmi, Sadri Ahmeti, Anastas Konstandini, Pashk Përvathi, … etj.
Punime të realizuara kryesisht vitet e fundit. Ekspozita qëndron e hapur nga ora 09:00-21:00.
"Te & Gi" - Galeri
Galeria "Te&Gi" ka ekspozuar veprat e 22 piktorëve shqiptar, punime të cilat i përkasin fondit të galerisë.
Galeria është e hapur çdo ditë nga ora 08:30 deri në 20:30.
"Zeta" - Galeri
Është hapur në ambientet e galerisë Zeta, ekspozita e artistit Shpëtim Kërçovës. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 26mars.
Orari i vizitave në këtë galeri 10:00-13:00 dhe pasdite 17:00-20:00, dita e diel pushim.
Teatri Kombëtar i Kukullave
Teatri Kombëtar për fëmijë do të shfaqë në datat 20 dhe 21 mars, "Katër shokë për kokë", pjesë teatrale me kukulla për fëmijët e vegjël.
Të shtunave shfaqjet fillojnë në orën 11:00, ndërsa të dielave jepen dy shfaqje në orët 10:30 dhe 11:30.
Teatri i Metropolit
Cirku i Metropolit:
- Ditën e Shtunë dt.20 ora 11:00 shfaqja "Të kapërcesh ylberin".
- Ditën e Diel dt. 21 ora 11:00 shfaqja : "Qielli pikon yje".
Teatri i Metropolit për fëmijë:
Deri në datën 13 Qershor Teatri i Metropolit do të shfaqë çdo të shtunë ora 10:30, në sallën "Çehov", pjesën për fëmijë "Druvari i mirë", përshtatur nga përrallat e vëllezërve Grim, ndërsa të dielave në të njëjtën orë pjesën "Në ballon e luleve", përshtatur nga përralla "Lulet e Idës së vogël" e autorit H.K. Andersen.
Teatri i Metropolit:
Komedia Irlandeze "Playboy i trojeve tona" vazhdon të shfaqet në Teatrin e Metropolit, në datat 18, 19, 20 dhe 21 mars, ora 21:00, në sallën e re "Bodrum" të këtij teatri.
Një komedi e John Millington Synge e cila vlerësohet si kryevepra e këtij autori.
Në datën 14 dhe 21 mars ora 20.00 në sallën "Çehov" do të rishfaqet "Drejt lirisë" pjesë e gjinisë së teatrit "One Man Show", me autor-aktor Erand Sojlin dhe regji të Robert Budinës.
Teatri Kombëtar
"Elektra" e Sofokliut, premiera e parë e Teatrit Kombëtar për këtë vit, do të vazhdojë të shfaqet në datat 18, 19, 20 dhe 21 mars ora 19:00.
E shqipëruar nga Laert Vasili, është vënë në skenë nga regjisori i mirënjohur Adonis Filipi.
Interpretojne: Luiza Xhuvani, Roza Anagnosti, Ahmet Pasha, Vasian Lami, Monika Lubonja, Bujar Asqeriu, Elida Janushi dhe kori.
TKOB - Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit
Opera "Rigoleto" me muzikë të Giuseppe Verdit shfaqet në datat 20, 21, 23, 24 mars 2010, ora 19:00; nën interpretimin e solistëve të Teatrit të Operës.
Regjisor Nicola Zorzi, dirigjent Vittorio Parisi, skenograf Alfredo Troisi.
Për herë të parë kjo vepër është shfaqur në vitin 1965, me regji të Luigj Gurakuqit, dirigjent Mustafa Krantja. Xhilda dhe Rigoletoja i parë kanë qenë bashkëshortët Nina dhe Avni Mula.
Akademia e Arteve të Bukura - Salla "Black Box"
"Uomini senza donne" (burra pa gra) premierë në sallën Black Box në datat 14,15,16,17,18 /03/2010 ora 20:00.
Nën interpretimin e Romir Zallës dhe Marin Orhanasi, regjisor Alfred Trebicka, skenograf dhe kostumograf Ilir Martini.
Kinema "Millennium 2"
Gjatë javës në këtë kinema do të shfaqen:
Filmi amerikan "Couple Retreat" me regji të Peter Billingsley. Kjo komedi ka në qendër të saj katër çifte që po kalojnë pushimet e tyre vjetore në një ishull tropikal.
"Up in the air" me aktorin George Clooney.
"Imperial" Kinema
Gjatë javës në këtë kinema do të shfaqen filmat:
- "Ninja Assassin"
- "Up in the Air"
"Kristal" Kinema
Gjatë javës në këtë kinema do të shfaqen filmat:
- "Star Trek"
- "Sherlock Holmes"
Kinemaja tek Aleanca Franceze
Aleanca Franceze në Tiranë shfaq çdo dy javë, nga janari deri në qershor, në ambientet e saj, një film francez.
Data e shfaqjeve të filmit janë 24 mars, 7 dhe 21 prill, 5 dhe 19 maj si dhe më 2 qershor.
Filmat shfaqen në orën 18:00.
Hyrja është e lirë.
Në datën 24 mars do të shfaqet komedia "Coco Avant Chanel"me regji të Anne Fontaine.
Kinema "Marubi"
Këtë javë AFMM (Akademia e Filmit dhe Multimedias Marubi), fillon një projekt të ri me shfaqjen të filmave francez një herë në 2 javë.
Pra, përveç të enjten dhe të premten që vazhdojnë, do shfaqet një film francez të mërkurave, një herë në 2 javë.
Hyrja e lirë dhe e hapur për të gjithë.
Të Mërkurën 17 Mars - ora 19:00 - filmi "L'Heure Zéro" i Pascal Thomas, viti 2007, 107 min, në gjuhën frënge me titra anglisht.
Të Enjten 18 Mars - ora 19:00 - filmi "Psycho" i Alfred Hitchcock, viti 1960, 104 min, në gjuhën angleze me titra anglisht.
Të Premten 19 Mars - ora 19:00 - filmi "Atame" (Tie me up! Tie me down!) i Pedro Almodovar, viti 1990, 96 min, në gjuhën spanjolle me subtitra anglisht. Kujdes, filmi rekomandohet të shihet nga njerëzit mbi moshën 18 vjeç.
Muzeu Historik Kombëtar
Mund të vizitoni ambientet e muzeut ditën e martë - e shtunë ora 10:00- 17:00 dhe ditën e diel
10:00- 14:00. Dita e hënë pushim.
Muzeu Arkeologjik
Qëndron i hapur çdo ditë nga ora 10:30-14:30. Ditën e shtunë dhe të diel pushim, përveç vizitave të organizuara në grup.
Muzeu "Mezuraj"
Orari i vizitave është çdo ditë nga e hëna deri të shtunën, 09:00-18:00. Dita e dielë pushim.
Biblioteka kombëtare
Çdo ditë nga e hëna deri të premten ora 07:00-20:00, ditën e shtunë ora 07:00-14:00. Ditën e diel qëndron hapur vetëm salla e leximit nga ora 07:00-14:00.
Xhamia "Et'hem Bej"
E shpallur nga shteti si Monument kulture, qëndron e hapur për vizitorët nga ora 08:00-11:00.
Shtëpia karakteristike tiranase e Sali Shijakut
E ndërtuar në vitet 1400, fillimisht si spital turk. Një veçori është çatia unike që përfshin të gjitha mjediset e banimit dhe të ndenjes.
Krahas vlerave muzeale ka dhe krijimtarinë prej rreth 100pikturash të piktorit Sali Shijaku i cili lindi në këtë shtëpi.
Orari i vizitave: çdo ditë, 07:00-16:00. Adresa: Rruga "Siri Kodra".
Shtëpia karakteristike e familjes Buneci
Shtëpi karakteristike e shekullit 17-të e familjes bakërpunuese Buneci e cila është njëkohësisht edhe muze me mbi 100 eksponentë bakri të shumë brezave të kësaj familje. Orari i vizitave: çdo ditë, 12:00-16:00.
Adresa: Rruga "Sulejman Pasha" Nr.33 .
Zyra e Informacionit për Turistët
Drejtoria e promovimit të qytetit është e ndarë në 3 sektor:
1-) Sektori i promovimit kulturor turistik të qytetit.
2-) Sektori i promovimit ekonomik të qytetit.
3-) Zyra e informacionit turistik.
Zyrat janë të hapura çdo ditë nga ora 09:00-17:00, ditën e shtunë dhe të dielë ora 09:00-16:00.
Adresa: Rruga "Ded Gjo Luli", Tiranë.
Në sheshin "Skënderbej"
Në datën 23 mars, ora 11:30, në sheshin "Skënderbej", në lulishten pas monumentit të heroit tone kombëtar, nxënësit e shkollës franko-shqiptare "Viktor Hygo" në kryeqytet do të japin një koncert festiv me këngë, valle dhe poezi të autorëve francezë. Koncerti i titulluar "Daullet e Paqes" jepet në kuadër të "Ditës Botërore të Poezisë për Fëmijë" dhe Ditës së Frankofonisë, organizata ndërkombëtare e së cilës këtë vit feston - 40 vjetorin e saj, nën emrin "Diversiteti në shërbim të paqes".
Vitin e kaluar, më shumë se 1 milion fëmijë në Evropë dhe në të gjithë botën i ranë tambureve të paqes në sheshet qendrore të qyteteve dhe fshatrave të tyre për të shprehur dëshirën e madhe për një botë pa dhimbje, larg krizës globale dhe në paqe.
Tiranë, 19 Mars NOA – Më poshtë gjeni të detajuara, të gjitha aktivitetet kulturore që do të organizohen ditët në vazhdim në Tiranë, mundësuar nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA në bashkëpunim me institucionet kulturore të mëposhtme:
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





