
James Shapiro shkon pas gjurmëve të librit të tij të mëparshëm mbi dramaturgun William Shakespeare, "1599", i cili është botuar në vitin 2005, me një temë të pazakontë: një hetim mbi atë se a ka qenë Shakespeare ai që i ka shkruar veprat
Nga "The
Economist"
Shumica e Shekspirianëve qëndrojnë mënjanë
kësaj. Por me sa duket pohimet e Francis Bacon, Edward de Vere dhe Christopher
Marloëe, midis të tjerëve, janë në rritje. Një oreks për teoritë e komplotit,
të kombinuara me një thirrje për "ekuilibër" nga disa sektorë të akademisë dhe
rritjen e internetit i kanë dhënë kësaj një jetë të re. Audienca të respektuara
janë kthyer për të dëgjuar ligjërata mbi këtë. Kontradikta madje mësohet edhe
në nivel universitar. "Çfarë ndryshimi bën fakti se kush i ka shkruar dramat?"
e ka pyetur dikush autorin. Shapiro mendon se ka shumë rëndësi dhe kah fundi i
këtij libri, lexuesit e tij do të mendojnë të njëjtën gjë.
Kontradikta e autorësisë kthen dy gjëra: snobizmin dhe supozimin se, në një
mënyrë të drejtpërdrejtë, ti je çfarë shkruan. Si mundet një djalë i paarsimuar
nga katundi, vazhdon argumenti, të kuptojë mbretërit dhe oborrtarët, çështjet e
shtetit, filozofinë, ligjin, muzikën? Edhe më keq, si mundet një materialist
fajdexhi, pronar tokash, që shfaqet nga copëzat e dokumentuara, të jetë i
njëjti njëri si poeti i dramave? Shumica e kanë tundur kokën ndaj vulgaritetit
të dukshëm të kësaj, midis të cilëve Mark Twain, Helen Keller, Henry James,
vëllai i tij William dhe Sigmund Freud.
Z. Shapiro ngacmon paragjykimet kulturore, njollat e errëta historike dhe mbi
të gjitha anakronizmin e pandarë në këto pyetje. Askush para fundit të
shekullit 18 nuk i ka shtruar këto pyetje, apo të ketë lexuar dramat apo
sonetet për depërtim biografik. Askush madje nuk është shqetësuar të përpunojë
një kronologji për ta. Ideja që veprat e letërsisë mbajnë të dhëna personale,
apo që të shkruarit është shprehje dhe eksplorim i vetes, është një fenomen relativisht
i kohëve të fundit.
Kapitujt qendror të librit të Z. Shapiro përqendrohen në shekujt 19 dhe 20, kur
filloi kërkimi për pretendues alternativ. Dy personazhet kryesore në tregimin e
tij janë Delia Bacon, e cila në vitin 1857 e ka avancuar filozofin e renesancës
Francis Bacon; dhe J.T. Looney, i cili në vitin 1920 propozoi një oborrtar
elizabetian, Edward de Vere, Kont i Oksfordit. Z. Shapiro i merr të dy
seriozisht, duke i ndjekur me durim jetët e tyre dhe duke i kontekstualizuar
idetë e tyre. Nuk është rastësi që në kohën kur Delia Bacon u fut në shesh,
Shakespeare bëhet pothuajse një zot në imagjinatën publike. Të dy, ajo dhe
Looney kanë zhvilluar teoritë e tyre në frymën e dyshimit religjioz dhe në
grahmat e krizave të tyre personale.
"Contested Will" është i mbushur me jetë, tregime dhe argumente. Është
gjithashtu argëtues. Kërkimi për pretenduesin e vërtetë i ka bërë njerëzit të
marrë. Këtu janë sekretet dhe kodet, një makinë e zhvilluar për thyerjen e
kodeve, një obsesion me varre dhe aventura të çmendura për të gjetur
dorëshkrimet e humbura. Një njeri ka kaluar muaj të tërë duke peshkuar në lumin
Severn. Vet Z. Shapiro është kthyer në detektiv, duke vënë në dukje si
mashtruese një pjesë të dëshmisë që për shumë kohë është menduar të ketë qenë e
vërtetë - një rreng më shumë në historinë e gjatë të gjuetisë së patave të egra
shekspiriane.
Kapitulli i fundit është kthim në gjendje normale: një mbrojtje e shkëlqyer e
njeriut nga Stratfordi. Pjesë pas pjese, Z. Shapiro ndërton situatën - dëshmitarët
bashkëkohorë, gjurmët e lëna nga shtëpitë botuese dhe ushtrimet teatrore,
mijëra detaje që tregojnë, veçmas çdo gjëje tjetër, se sa e panevojshme ka qenë
e tërë rrëmuja. Shakespeare që shfaqet është edhe i thjeshtë edhe misterioz:
njeri i teatrit, i cili ka lexuar, ka studiuar, ka dëgjuar dhe ka mbajtur në
mend. Përtej kësaj është imagjinata. Në esencë, për këtë edhe është
libri.
James Shapiro shkon pas gjurmëve të librit të tij të mëparshëm mbi dramaturgun William Shakespeare, "1599", i cili është botuar në vitin 2005, me një temë të pazakontë: një hetim mbi atë se a ka qenë Shakespeare ai që i ka shkruar veprat
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





