
Pjesa më e madhe e sipërfaqes së tokës është me ujë. Por vetëm 0,003 për qind e sasisë së përgjithshme të ujit është në dispozicion për njerëzit. Gati një e treta e popullsisë së botës nuk ka qasje të mjaftueshme
Pjesa më e madhe e sipërfaqes së tokës është me ujë. Sipas kësaj mbi tokë ka ujë me bollëk. Megjithatë 97,5 për qind e tij është ujë deti dhe ujë i kripur. Vetëm 2,5 për qind e sasisë së përgjithshme është ujë i ëmbël. Nëse nga kjo sasi zbritet edhe uji i shndërruar në akull dhe akullnaja atëherë ujë i dobishëm për njerëzit mbetet vetëm 0,003 për qind e burimeve të përgjithshme. Gati një e treta e popullsisë së botës nuk ka qasje të mjaftueshme në ujë të pijshëm. Ndërkaq pjesa tjetër e ujit është e shpërndarë në mënyrë të pabarabartë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





