
Tiranë, 1 Prill 2010 NOA – Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një takim urgjent jashtë vëmendjes së mediave me Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Mësohet se takimi ka përfunduar disa minuta më parë dhe pritet që një komunikatë e përbashkët për shtyp të dalë për mediat, për të konfirmuar vendimin e marrë për të shpallur zgjedhje të parakohshme.
Mësohet se takimi mes Sali Berishës dhe Edi Ramës është bërë pak orë pasi ky i fundit mbërriti në Tiranë pas vizitës që zhvilloi në Sarajevë në konferencën për Ballkanin të të majtëve evropianë (PSE).
Bëhet e ditur se Berisha dhe Rama kanë rënë dakord që komisioni hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit 2009, të pranohet edhe nga PS dhe ndër objektet e tij të ketë edhe hapjen e kutive, por kjo do të bëhet jo në tërësi por me short për disa zona zgjedhore.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





