
Të dhënat po ngarkohen...
Korinth, 13 Mars NOA – Një vogëlushe shqiptare u dërgua në spitalin lokal pak minuta pasi u sulmua nga një qen i racës Pitbull, ndërsa po qëndronte në afërsi të shtëpisë së saj, buzë rrugës.
Ngjarja ndodhi në qendër të qytetit të Korinthit, informon korrespondenti i agjencisë NOA.
Vajza gjashtë vjeçe e një familjeje emigrantësh shqiptarë, gjendej prej disa minutash në rrugë, jo larg shtëpisë, së bashku me nënën e saj, kur një qen i racës Pitbull si ky që shihni në foto, iu vërsul duke e kafshuar fëmijën dhunshëm.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
