
Tiranë, 29 Mars NOA – Kryeministri Sali Berisha ka drejtuar mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike sot, pak ditë pasi iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në spital të njohur privat.
Berisha dukej mjaft energjik dhe nuk la pa përdorur shpoti dhe hedhur romuze për rivalin e tij aktual Edi Rama.
"Dua të falënderoj edhe mediat me shumë respekt, të cilat dje ishin subjekt i një agresioni të paparë mesazhesh dhe trillimesh të një njeriu, i cili është i njohur se vuan tmerrësisht nga mesazhomania, lidhur me operacionin tim’, – tha Berisha duke iu referuar sipas tij, sms-ve që Rama paskësh dërguar për të njoftuar se Berisha ishte sëmurë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





