
{youtube}JvXqJaAs7pQ{/youtube}
Bukuresht, 18 Mars NOA - Ishte bërë i njohur jo vetëm në Rumani por edhe në pjesën tjetër të botës pasi kërcente duke ngarë një kamion gjigant në rrugë, sikundër e shihni dhe në këtë video.
Por kjo histori ka marrë fund, pasi policia e ka arrestuar shoferin e kamionit, Iulian Breazu.
Djali 24 vjeçar u bë shumë i njohur në Rumani
pasi publikoi në YouTube videoxhirimin e tij, duke vallëzuar në të njëjtën kohë
që edhe ngiste kamionin në autostradë.
Policia
tha zyrtarisht se e arrestoi kamionistin e ri sepse i jepte mjetit të rëndë në
gjendje të dehur.
Duke
konfirmuar faktin, policia rrugore në rajonin rumun Sibiu, tha se shoferi nuk
mund të drejtojë më një kamion për tre muaj me radhë, kurse patenta që ka marrë
do të kalojë për rivlerësim përmes testit të autoshkollës.
"Rrugët tona janë shumë më të sigurta pa të", u shpreh një polic rrugor i citua rnga media vendase Ananova.
e.r/NOA
{youtube}JvXqJaAs7pQ{/youtube}
Bukuresht, 18 Mars NOA – Ishte bërë i njohur jo vetëm në Rumani por edhe në pjesën tjetër të botës pasi kërcente duke ngarë një kamion gjigant në rrugë, sikundër e shihni dhe në këtë video.
Por kjo histori ka marrë fund, pasi policia e ka arrestuar shoferin e kamionit, Iulian Breazu.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





