
Të dhënat po ngarkohen...
Tripoli, 4 mars, NOA – Pasi lideri i Libisë, Muhamar Gedafi, u ka kërkuar të gjitha vendeve islamike që të "izolojnë" Zvicrën, duket se duke nisur që nga vendi i tij ai po ndërmerr masa konkrete. E para, është ajo e transferimit në planin ekonomik konfliktin me vendin që përmes një referendumi anti-minare, u tha stop ndërtimeve të kulteve islamike. Kundër vendit evropian do të vendoset një embargo tregtare dhe ekonomike, deklaroi një zëdhënës i qeverisë në Tripoli.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
