
Të dhënat po ngarkohen...
Shkup, 2 mars, NOA – Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e djeshme formoi Komitetin, i cili do të ndjekë kërkesat për azil të bëra nga shtetasit e Maqedonisë në vendet e Bashkimit Evropian. Ky komitet në bazë të informacioneve të grumbulluara nga terreni dhe në bazë të nevojave do ta informojë qeverinë. Kabineti qeveritar ka vlerësuar se nuk ka bazë që të hapet çështja e ridefinimit të liberalizimit të vizave.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
