
Të dhënat po ngarkohen...
Bruksel, 1 mars, NOA – Greqisë i duhet të bëjë shkurtime shtesë, në mënyrë që të dalë nga kriza e krijuar si pasojë e defiçitit të lartë buxhetor. Një fakt të tillë e ka bërë me dije gjatë një vizite në kryeqytetin grek, komisioneri evropian për Financat, Oli Rehn. Ndërkaq, ai ka bërë me dije edhe faktin se për momentin Greqia nuk do të përfitojë paketë shpëtimi prej vendeve më të pasura të zonës së euros në luftën kundër borxheve të mëdha shtetërore.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
