Transmetuar më 14-03-2010, 09:00

Gjilan, 14 Mars NOA – Në orën 07.00 të mëngjesit të sotëm në Gjilan ka filluar edhe një herë procesi i votimit për kryetar të komunës ku rivalët janë Qemajl Mustafa – kryetar i tashëm i komunës së Gjilanit nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Fatmir Rexhepi nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Burime zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i thanë agjencisë së lajmeve NOA se "të drejtë vote, kanë 87 430 qytetarë gjithsej, të cilët kanë mundësi të votojnë në 31 qendra votimi dhe përkatësisht në 127 vendvotime".

Procesi zgjedhor në komunën e Gjilanit po mbikëqyret nga 1,587 vëzhgues vendas dhe ndërkombëtarë.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit