
Të dhënat po ngarkohen...
Kryeministri Thaçi dhe kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës, Leterme, nënshkruan Marrëveshjen për mbrojtjen dhe promovimin reciprok të investimeve
Prishtinë, 9 mars 2010 NOA – Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot pasdite në takim kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës, Yves Leterme me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin bilateral mes Kosovës dhe Belgjikës.
Pas takimit Thaçi në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe kryeministri Leterme në emër të Unionit Ekonomik Belgjikë-Luksemburg nënshkruan Marrëveshjen për mbrojtjen dhe promovimin reciprok të investimeve.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
