
Të dhënat po ngarkohen...
Prishtinë, 9 Mars NOA – Në kuadër të angazhimit për nxjerrjen e një ligji sa më adekuat konform rrethanave në Kosovë për ekzekutimin e sanksioneve penale, Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, organizoi sot një dëgjim publik, i cili u udhëhoq nga kryetari i komisionit, Bahri Hyseni.
Përveç anëtarëve të komisionit, morën pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Drejtësisë, përfaqësues të EULEX-it e të organizmave të tjerë ndërkombëtarë, të Fakultetit Juridik, të Odës së Avokatëve, të Zyrës së Avokatit të Popullit, të KMDLNJ-së e të organizatave të tjera të shoqërisë civile.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
