
Prishtinë, 9 mars, NOA – Belgjika do të vazhdojë ta mbështesë Kosovën në rrugën e saj drejt perspektivës evropiane. Një fakt të tillë presidentit kosovar, Fatmir Sejdiu, ia ka siguruar kryeministri i Belgjikës, Yves Leterme, gjatë një takimi të përbashkët në Prishtinë, ku u diskutua për marrëdhëniet në mes të dy vendeve, thellimin e bashkëpunimit bilateral, si dhe integrimin e gjithë rajonit në Bashkimin Evropian. "Vizioni i popullit dhe institucioneve të Republikës së Kosovës është integrimi sa më i shpejtë në Bashkimin Evropian dhe në NATO", tha Sejdiu, duke shtuar se Kosova angazhohet për integrimin e të gjithë rajonit në strukturat euroatlantike, meqë kjo do të ishte perspektiva më e mirë për të gjithë popujt e kësaj pjese të Evropës Juglindore.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





