Transmetuar më 27-03-2010, 21:02

Tiranë, 27 Mars NOA – Bashkia e Tiranës ka nisur para disa minutash rrethimin e sheshit "Skënderbej" për nisjen e punimeve për rikonstruksionin e këtij aksi të rëndësishëm rrugor në kryeqytet.

Valbona Zhupa nga zyra e shtypit të Bashkisë së Tiranës, i tha sonte agjencisë së lajmeve NOA se ka nisur rrethimit i sheshit nga inspektorati i bashkisë, me qëllim hapjen e rrugës për nisjen e punimeve që do të plotësojnë planin për dhënien fund të gjendjes në këtë shesh.

Me ngritjen e kantierit të ndërtimit, pritet që brenda ditës së nesërme të nisin punimet për rindërtimin e sheshit, konform planit të miratuar nga kryebashkiaku Rama.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit