
Të dhënat po ngarkohen...
Vlorë, 24 mars, NOA – Fregata e Forcave Detare Amerikane John L. Hall (FFG 32), në bashkëpunim me Komandën Amerikane për Evropën, dhuroi materiale higjenike për Shkollën e Fëmijëve për Përkujdesje të Veçantë dhe për Shtëpinë e Fëmijëve.
Kjo dhuratë u bë e mundur nëpërmjet projektit "Shtrëngimi i Duarve", një mjet për të ndihmuar njerëzit në nevojë, i cili shpalos vlerat e ushtrisë amerikane në bashkësitë civile kudo në botë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
