
Të dhënat po ngarkohen...
Elbasan, 7 mars, NOA Update – Kanë shpëtuar për fat të mirë nga vdekja 4 fëmijë të cilët rezultuan të helmuar me bar miu në qytetin e Elbasanit.
Lajmi konfirmohet për agjencinë e Lajmeve NOA nga burimet spitalore, sipas të cilave fëmijët gëzojnë shëndet të mirë pas ndihmës së parë mjekësore që u është dhënë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", atje ku u transportuan kur ishin në rrezik pas helmimit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
