
Të dhënat po ngarkohen...
Tiranë, 1 mars, NOA – Rehabilitimi i sheshit "Skënderbej" është një nga projektet më ambicioze dhe të rëndësishme të Bashkisë së Tiranës. Në kuadrin e tij, me qëllim përballimin e flukseve të trafikut dhe lehtësimin e lëvizjes në një periudhë tranzitore, deri në përfundimin e rrjeteve rrugore kryesore si pjesa verilindore e "Unazës së Vogël", apo dhe pjesa jug-perëndimore e Unazës së Madhe, Bashkia e Tiranës ka filluar procesin e rikonstrusionit të rrugëve "Abdi Toptani", "Bardhok Biba" "Urani Pano" dhe rruga pas Pallatit të Kulturës.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
