
"Ne nuk do të lejojmë në asnjë rrethanë, që interesat e klientëve politikë dhe financiarë të z. Rama, të mbivendosin interesat e qytetarëve të Tiranës, dhe që z. Rama në këtë mënyrë sheshin ta kthejë në përshesh"
Tiranë, 28 Mars NOA/ Update – Ministri i Transporteve Sokol Olldashi paralajmëroi sot se qeveria nuk ka ndërmend të lejojë Bashkinë e Tiranës që të kryejë ndërtime në sheshin "Skënderbej" pasi nuk ka marrë leje nga KRRTRSH (Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë).
Oldashi në daljen e sotme për mediat, pak pasi Kryetari i Bashkisë së Tiranës, ishte sot në sheshin "Skënderbej", për të inauguruar punimet për rikonstruksionin, akuzoi Ramën se po bën ndërhyrje të paligjshme.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





