
Të dhënat po ngarkohen...
Tiranë, 25 Mars NOA – Pasditen e sotme në hotel "Sheraton" në Tiranë, organizohet ceremonia e lançimit të emrit të ri të bankës dhe zyrtarizmit të Veneto Banka në Shqipëri, pjesë e Gruppo Veneto Banca, një nga 10 grupet bankare më të mëdhenj në Itali i përbërë nga 9 banka italiane dhe të huaja.
Burime zyrtare nga Veneto Banka i thanë agjencisë NOA se në ceremoninë e orës 17.00 janë ftuar të marrin pjesë qeveritarë, zyrtarë të lartë të institucioneve, biznesmenë nga Shqipëria dhe Italia, drejtues të universiteteve kryesore, ambasadorë dhe përfaqësues nga trupi diplomatik, drejtues të mediave, etj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
