
Tiranë, 10 mars, NOA – Kryeministri Berisha thirri në një mbledhje Grupin Ndërministerial të punës për thellimin e reformës së regjistrimit të biznesit, duke theksuar se sa më parë shërbimi i regjistrimit të biznesit, me gjithë sukseset e dukshme dhe shkurtimin drastik të kohës së regjistrimit, do të duhet të modernizohet dhe të kalojë në shërbimin e regjistrimit online. Për këtë qëllim, u vunë detyra konkrete për Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Biznesit dhe Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, që nën koordinimin e Ministrit të Shtetit për Reformat, të përcaktojnë një plan veprimi brenda një periudhe të shkurtër, për kalimin në regjistrimin online të biznesit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





