
Të dhënat po ngarkohen...
Athinë, 4 mars, NOA – Greqia pritet të përfshihet sot në një grevë të përgjithshme kundër paketës së kursimit të publikuar nga qeveria e kryesuar nga Jorgo Papandreu në kuadrin e krizës ekonomike që ka përfshirë këtë vend. Protesta e paralajmëruar nga Partia Komuniste dhe sindikata Pame, synon të nxjerrë në shesh mijëra punonjës të cilët nuk janë dakord me paketën e masave të ndërmarra nga qeveria Papandreu, me anë të së cilës synon shpëtimin e 4.8 miliardë eurove.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
