
Të dhënat po ngarkohen...
Tiranë, 19 mars, NOA – Në kuadër të sezonit të eventeve "Italia dhe Shqipëria 2010 – dy Popuj, një Det, një Miqësi", nesër në orën 19:00, do të shfaqet premiera e operas "Rigoletto" të Giuseppe Verdit, i cili do të çelë kalendarin e veprimtarive të organizuara nga ambasada italiane pranë Teatrit te Operas dhe Baletit.
Premiera "Rigoletto" u mbajt në 11 mars 1851 në teatrin "La Fenice" të Venecias dhe së bashku me "Trovatore" (1853) dhe "Traviata" (1853) është pjesë e së ashtuquajturës "trilogji popullore" e Verdit.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
