
Të dhënat po ngarkohen...
Tiranë, 6 mars, NOA – Shtëpia Botuese "Ideart" do të hedhë në treg romanin e shkrimtares Mira Meksi, i vlerësuar si një nga tri librat më të shitur në Panairin e Librit 2009 duke përuruar këtë herë CD-roman me zë të lexuar nga autorja. Është hera e parë që libri-roman vjen për lexuesin në një formë të tillë komunikimi, i cili vlerëson leximin sipas autores, larg formave teatrale interpretuese. Leximi i saktë dhe i qartë, sipas konceptit të shkrimtares sjell një bashkëveprim me lexuesin duke e bërë atë më të afërt në një botë spirituale, rrëfyer prej saj në një qytet legjendash në Spanjë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
