
Të dhënat po ngarkohen...
Shkodër, 25 mars, NOA – I kërkonin një doganieri në pikën e Kakavijës që të paguante një shumë prej 1500 eurosh, kundrejt mospublikimit të një materiali filmik kompromentues që pretendonin se ia kishin bërë atij, por kanë rënë në prangat e policisë.
Bëhet fjalë për dy persona, me emrat Bashkim Dushi dhe Julian Gjinaj; që të dy banues në qytetin e Shkodrës, të cilët janë arrestuar në flagrancë nga forcat e policisë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
