
Të dhënat po ngarkohen...
Tiranë, 21 Mars NOA – Një grua ende e paidentifikuar ka gjetur vdekjen pasditen e sotme pasi u shtyp nga treni i udhëtarëve të linjës Durrës-Tiranë. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe aktualisht forcat e saj po përpiqen të nxjerrin nga shinat gruan e vrarë pasi ajo është dëmtuar shumë nga ngjarja e ndodhur.
Dëshmitarët në vendngjarje i thanë agjencisë NOA se në çastet e aksidentit, treni i linjës Durrës-Tiranë ishte duke hyrë në stacionin hekurudhor dhe gjendej vetëm pak metra larg.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
