Transmetuar më 18-03-2010, 08:41

Shkodër, 18 mars, NOA – Shtëpia e një gazetari nga qyteti i Shkodrës është tronditur në orët e para të mëngjesit të sotëm nga një sasi eksplozivi, i cili nuk ka mundur të shpërthejë i tëri, pasi është çaktivizuar në kohën e duhur nga policia.

Lajmi konfirmohet në mënyrë paraprake nga burimet policore të Shkodrës për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, bëhet fjalë për gazetarin e emisionit televiziv "Fiks Fare", Ervin Dushi, që është kërcënuar ndoshta për shkak të detyrës së tij përmes sasisë së eksplozivit të vendosur.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit