Transmetuar më 16-03-2010, 22:26

Fier, 16 mars, NOA Update - Personi që u gjet sot i plagosur në Fier, në të vërtetë kishte kryer përpjekje vetëflijimi ndaj atij iu dha masa e sigurisë policore arrest në kushtet e flagrancës dhe po ruhet nga uniformat blu në mjediset e spitalit rajonal të Fierit, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

H.Hoxha, 27 vjeçar, lindur dhe banues në qytetin e Fierit, u gjet sot në këtë qytet me plagë arme zjarri dhe u dërgua me urgjencë në spital, por pa pasur detaje mbi shkaqet e plagosjes, duke vënë kështu në lëvizje forcat policore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.



Me marrjen e njoftimit, forcat e policisë së Fierit shkuan menjëherë pranë mjediseve të këtij spitali dhe nga veprimet e para hetimore rezultoi se i plagosuri ishte një djalosh 27-vjeçar me emrin H.Hoxha, - i thanë agjencisë NOA, burimet policore.

Nga marrja në pyetje të plagosurit, u zbardh se ai kishte kryer vetëplagosje në kushte të gjendjes së rënduar psikologjike, për shkaqe ende të panjohura.

Pas zbardhjes së ngjarjes, i riu përballet tani jo vetëm me plagët që po mjekon në spital, por edhe me akuzën e mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak, duke rrezikuar deri në pesë vjet burgim.

e.r/NOA

Fier, 16 mars, NOA Update – Personi që u gjet sot i plagosur në Fier, në të vërtetë kishte kryer përpjekje vetëflijimi ndaj atij iu dha masa e sigurisë policore arrest në kushtet e flagrancës dhe po ruhet nga uniformat blu në mjediset e spitalit rajonal të Fierit, informon korrespondenti i agjencisë NOA.

H.Hoxha, 27 vjeçar, lindur dhe banues në qytetin e Fierit, u gjet sot në këtë qytet me plagë arme zjarri dhe u dërgua me urgjencë në spital, por pa pasur detaje mbi shkaqet e plagosjes, duke vënë kështu në lëvizje forcat policore për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit