
Të dhënat po ngarkohen...
Pogradec, 15 Mars NOA – Një dyqan argjendarie është grabitur sot nga persona ende të panjohur. Burimet lokale thanë se denoncimi është bërë nga një grua, bashkëpronare e dyqanit të sendeve të çmuara që gjendet në lagjen nr 4 të qytetit buzë liqenit.
Sipas denoncimit, autorët ishin dy meshkuj të maskuar të cilët kishin armë zjarri madje kanë qëlluar me plumba në ajër në arrati e sipër.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
