Transmetuar më 12-03-2010, 19:43

Lezhë, 12 mars, NOA - Treni i linjës Tiranë-Shkodër ka dalë sot nga shinat, duke shkaktuar panik tek pasagjerët që kanë qenë hipur në të në ato momente. Ngjarja e rëndë ka ndodhur 3 kilometra në dalje të qytetit të Lezhës dhe mësohet se shkak për daljen e trenit nga shinat është bërë kalbëzimi i traversave të hekurudhës. Por për fat të mirë nuk ka pasur asnjë të lënduar nga kjo ngjarje.



Bëhet me dijeni se në momentin e daljes nga shinat, treni që ka patur 3 vagonë me pasagjerë, ka vazhduar të ecë edhe për 50 metra të tjerë në tokë, pastaj ka ndaluar.

Lokaliteti në të cilin ndodhi ngjarja është rreth 3 kilometër në afërsi të Lezhës, ndërsa treni po përshkruante rrugën nga Tirana në drejtim të Shkodrës.

n.e/NOA

Lezhë, 12 mars, NOA – Treni i linjës Tiranë-Shkodër ka dalë sot nga shinat, duke shkaktuar panik tek pasagjerët që kanë qenë hipur në të në ato momente. Ngjarja e rëndë ka ndodhur 3 kilometra në dalje të qytetit të Lezhës dhe mësohet se shkak për daljen e trenit nga shinat është bërë kalbëzimi i traversave të hekurudhës. Por për fat të mirë nuk ka pasur asnjë të lënduar nga kjo ngjarje.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit