Transmetuar më 10-03-2010, 17:48

Tiranë, 10 mars, NOA – Komisioni parlamentar i Ligjeve dhe Çështjeve Kushtetuese ka miratuar sot ndryshimet e propozuara në lidhje me funksionimin e Shërbimit Informativ të Shtetit, ndërsa do të dërgohet për votim në parlament në seancën e 18 marsit. Në seancë ka qenë i pranishëm edhe vetë drejtori i SHISH-it, Bahri Shaqiri, i cili ka paraqitur mendimet e tij në lidhje me projektligjin e ri. Në përfundim të mbledhjes e cila u zhvillua me dyer të mbyllura, kërkesë kjo e Shaqirit, komisioni parlamentar ka miratuar bashkë me amendimet e tij projektligjin në fjalë, i cili kufizon mandatin e drejtuesit të këtij institucioni në 5 vjet.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit