Transmetuar më 10-03-2010, 17:13

Tiranë, 10 mars, NOA – Zyra e Interpol Tiranës ka mundur të kryejë sot ekstradimin nga Roma drejt vendit tonë, të 43-vjeçarit Gëzim Ndreu, lindur në Vlorë.

Lajmi bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA duke sqaruar se ky person ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Tiranës ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit "arrest me burg" për kryerjen e veprës penale të "Vrasjes me paramendim", parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit