
Tiranë, 25 Nëntor NOA – Ministri i Drejtësisë Bujar Nishani kreu sot një takim me Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Zgjerimit në Komisionin Evropian, z. Pierre Mirel, dhe ambasadori i Delegacionit të KE në Tiranë Helmut Lohan.
Z. Mirel, vlerësoi fillimisht miratimin e kërkesës së Shqipërisë për statusin e kandidatit si vend anëtar dhe deklaroi se marrëdhënia e Shqipërisë me BE-në ka hyrë në një fazë krejtësisht të re.
"Shqipëria ka hyrë në një proces qëllimi i të cilit është anëtarësimi në BE ndaj edhe reforma në drejtësi është një kriter shumë i rëndësishëm në këtë proces", – tha z.Mirel.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





