
Të dhënat po ngarkohen...
Bejrut, 22 Nëntor NOA – Në një tur që po zhvillon në Lindjen e Mesme, delegacioni shqiptar i kryesuar nga Zv. Ministrja e Punëve të Jashtme Edith Harxhi ka mbërritur në Republikën e Libanit.
Në Bejrut Znj. Harxhi u prit nga Kryetari i Parlamentit të Libanit Nabih Berri, nga Kryeministri i Libanit Saad Hariri, Gjenerali i Forcave të Sigurisë së Libanit, Ashraf Rifi, Ministri i Ekonomisë dhe Tregtisë Mohamed Safadi si dhe Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Jashtme të Libanit Ambasadori William Habib.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
