
Tiranë, 19 nëntor NOA – G99 u bëri thirrje sot të gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e ditës së nesërme e cila do të fillojë në sheshin "Skënderbe" në Tiranë në orën 4 pasdite dhe do të zgjasë pastaj plot 3 ditë e net në një vendqëndrim përpara Kryeministrisë.
Kreu i kësaj lëvizjeje, Erion Veliaj u bëri thirrje për pjesëmarrje në protestën e nesërme, të gjithë qytetarëve të lodhur nga pushteti ilegjitim i kësaj qeverie, të gjithë atyre të lodhur nga një Kuvend i vendosur me vota të vjedhura, si dhe gjithë qytetarëve që ndihen të lodhur e të poshtëruar në çdo sportel të këtij shteti, apo atyre që sfiliten pa mundur të marrin dot një vizë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





