
Të dhënat po ngarkohen...
Bukuresht, 12 Nëntor NOA – Gjatë Ministerialit të Nismës së Evropës Qendrore (NEQ), që u mbajt sot në Bukuresht, Zv. Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Ilir Meta u takua edhe me Ministrin e Punëve të Jashtme, z. Franko Frattini.
Gjatë takimit me z. Meta, z. Frattini vlerësoi progresin e arritur prej Shqipërisë në përmbushjen e kërkesave për liberalizimin e vizave dhe rikonfirmoi mbështetjen e Italisë për reformat që Qeveria shqiptare ka ndërmarrë në kuadër të integrimit të saj evropian.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
