Transmetuar më 18-11-2009, 16:21
Tiranë, 18 nëntor NOA - Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka penalizuar me gjoba 140 mjekë të përgjithshëm dhe 110 mjekë specialistë në qendrat shëndetësore për abuzime me rregullat e përcaktuara prej tij.

Masat u morën gjatë një kontrolli të befasishëm që u krye nga inspektorët e ISKSH në 87 qendrat shëndetësore të vendit.



"Janë kontrolluar 10 rajone të vendit në kontrolle periodike dhe kontrolle të befasishme në lidhje me zbatimin e orarit të shërbimeve shëndetësore. Janë kontrolluar 87 qendra shëndetësore dhe 298 mjekë të familjes të kontraktuar me këto qendra", u shpreh drejtori i Kontrollit të Jashtëm në ISKSH, Pjerin Kodraçaj.

Mangësitë dhe shkeljet ishin në disiplinën e punës nga personeli i qendrave shëndetësore, mjek dhe infermierë, shkelje të plotësimit të dokumentacionit nga ana e mjekëve të përgjithshëm dhe të familjes, kryesisht në keqmenaxhimin e kartelës personale të të sëmurëve, parimin e zgjedhjes së lirë të mjekut, shkelje të rregullave të kryerjes së vizitës, duke vizituar banorë të pasiguruar pa zbatuar tarifat e vendosura për shërbimin shëndetësor dhe shkelje të sistemit të referimit.

Për këtë u gjobitën 140 mjekë në vlerë 361 mijë lekë.

Gjithashtu u vunë re shkelje në trajtimin e të sëmurëve me barna me rimbursim, duke shkelur protokollet e përdorimit të barnave, përcaktimet e listës së rimbursueshme, mos argumentim te vendosjes së diagnozës dhe mangësi të ekzaminimeve laboratorike dhe imazherike për përcaktimin e diagnozës dhe mjekimit.

Për këtë u penalizuan 110 mjekë në vlerë totale 780 mijë lekë.

Gjithashtu janë konstatuar dhe mangësi në menaxhimin e qendrave shëndetësore nga drejtuesit e tyre, ku në zbatim të kontratës janë rekomanduar kushte penale ndaj dy drejtuesve të QSH në masën 10 mijë lekë dhe ulje në detyre ndaj një drejtuesi të Qendrës shëndetësore.

b.m/NOA

Tiranë, 18 nëntor NOA – Instituti i Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor ka penalizuar me gjoba 140 mjekë të përgjithshëm dhe 110 mjekë specialistë në qendrat shëndetësore për abuzime me rregullat e përcaktuara prej tij.

Masat u morën gjatë një kontrolli të befasishëm që u krye nga inspektorët e ISKSH në 87 qendrat shëndetësore të vendit.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit