
Tiranë, 26 Nëntor NOA - Nesër deri në mesditë bregdeti dhe zona e ulët do të dominohen nga Moti i kthjellët dhe vranësira kalimtare ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të ketë në zonat malore.
Më poshtë gjeni parashkrimin e detajuar të motit për sot, ofruar nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA në bashkëpunim me Shërbimin Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Moti Nesër - E premte, 27 nëntor 2009
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me shtimin e vranësirave në pjesën më të madhe të territorit, më të dendura vranësirat do të jenë në zonat malore Veriore.
Në mbrëmje dhe gjatë natës vranësirat do të mbulojnë të gjithë territorin ku do shfaqen dhe shira të dobët në zonat malore.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat e mëngjesit NDERSA mesdita do të sjellë një rënie të lehtë të temperaturave në të gjithë vendin.
Era do të fryjë mesatare ne toke dhe deri e forte ne det me shpejtësi 45 km/h dhe drejtim Jugperëndimor kjo do të bëjë që deti të ketë dallgë deri 3 ballë.
Europa
Moti Nesër - E premte, 27 nëntor 2009
Veriperëndimi dhe një pjesë e Qendrës së kontinentit do të dominohen nga vranësira dhe shira të konsiderueshëm, të shoqëruar me stuhi të forta ere.
Po ashtu me vranësira dhe shira do të mbeten ishujt Britanikë dhe një pjese e Evropës Verilindore.
Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të mbetet me Mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare.
Ngjarje ekstreme në Europë nesër:
E premte, 27 nëntor 2009
Italia alarmon erë të fortë, rrebeshe shiu dhe mjegull të dendur;
Skandinavia mbetet me stuhi të forta ere dhe ngrica;
Spanja alarmon për rrebeshe shiu dhe dallgë të larta.
e.r/NOA
Tiranë, 26 Nëntor NOA – Nesër deri në mesditë bregdeti dhe zona e ulët do të dominohen nga Moti i kthjellët dhe vranësira kalimtare ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të ketë në zonat malore.
Më poshtë gjeni parashkrimin e detajuar të motit për sot, ofruar nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA në bashkëpunim me Shërbimin Metereologjik MeteoAlb:
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





