
Tiranë, 14 Nëntor NOA-Mbi vendin tonë do të vazhdojë dhe nesër të mbizotërojë mot i kthjellët por i ftohtë pasi temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit.
Për më shumë lexoni parashikimin e detajuar të motit, mundësuar nga NOA e Meteoalb.
Sipas MeteoAlb:
Bregdeti dhe zona e ulet do të karakterizohen nga Moti i kthjellët por kthjellime dhe vranësira kalimtare do të kenë zonat malore.
Pjesa e dytë e ditës do të vijojë e kthjellët në territor, ndërkohë që vranësira kalimtare do të mbeten në zonat malore Verilindore dhe Juglindore. Mbrëmja dhe nata largon vranësirat kalimtare duke bërë që i gjithë territori të jetë nën ndikimin e kthjellimeve.
Temperaturat e mëngjesit do të pësojnë një rënie të lehtë ndërsa mesdita do të ruajë vlera konstante të temperaturave në vend.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 27 km/h dhe drejtim Veriperëndimor kjo do të bëjë që deti të ketë dallgë të ulëta.
Evropa
Evropa Veriperëndimore dhe Evropa Verilindore do të dominohen nga vranësira dhe shira të dobët shiu e dëbore. Po ashtu me vranësira dhe shira do të mbeten ishujt Britanikë. Ndërsa gjithë pjesa tjetër e kontinentit do të jetë e kthjellët me vranësira kalimtare.
 Ngjarje ekstreme në Evropë Nesër:
Italia,Hungaria alarmojnë për mjegull të dendur në akset rrugore;
Spanja alarmon rrebeshe shiu, erë të forte dhe dallgë;
Gadishulli Skandinav rrezikohet nga stuhi të forta ere dhe ngrica.
Â
Tiranë, 14 Nëntor NOA-Mbi vendin tonë do të vazhdojë dhe nesër të mbizotërojë mot i kthjellët por i ftohtë pasi temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit.
Për më shumë lexoni parashikimin e detajuar të motit, mundësuar nga NOA e Meteoalb.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





