
Tiranë, 11 Nëntor NOA-I gjithë territori shqiptar do të mbulohet nga kthjellimet, sidomos në pjesën e dytë të ditës, ndërsa zonat malore do të mbeten me reshje të pakta shiu e bore.
Për më shumë lexoni parashikimin e detajuar të mundësuar nga NOA e Meteoalb.
Sipas MeteoAlb:
Moti do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare në të gjithë vendin, përjashtuar zonat malore Verilindore dhe Juglindore ku do të ketë vranësira dhe reshje të pakta shiu dhe dëbore.
Pjesa e dytë e ditës do të përmirësojë kushtet atmosferike duke bërë që pjesa më e madhe e territorit shqiptar të jetë me kthjellime por pjesa tjetër do të ketë edhe vranësirave kalimtare. Këto kushte të stabilitetit të atmosferës do të na shoqërojnë gjatë natës dhe mëngjesin pasardhës.
Temperaturat e mëngjesit do të pësojnë rënie me 2 gradë ndërsa në mesditë temperaturat do të ruajnë sërish vlera konstante.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 27 km/h dhe drejtim Veriperëndimor duke bërë deti të mbetet me dallgë të ulëta.
Evropa
Evropa Qendrore dhe Mesdheu Lindor do të dominohen nga vranësira dhe shira të dobët. Problematike nga vranësirat dhe shirat do të jenë ishujt Britanikë, herë pas here shirat do të shoqërohen me shkarkesa rrufesh .
Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.
Ngjarje ekstreme në Evropë nesër:
Greqia rrezikohet nga stuhi të forta ere dhe rrufe;
Hungaria alarmon për mjegull të dendur në akset rrugore;
Skandinavia do të mbetet me stuhi të forta ere dhe ngrica.
Â
Tiranë, 11 Nëntor NOA-I gjithë territori shqiptar do të mbulohet nga kthjellimet, sidomos në pjesën e dytë të ditës, ndërsa zonat malore do të mbeten me reshje të pakta shiu e bore.
Për më shumë lexoni parashikimin e detajuar të mundësuar nga NOA e Meteoalb.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





