Transmetuar më 04-11-2009, 08:28

Tiranë, 4 nëntor, NOA - Dita ka nisur me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit. Vranësira më të dendura ka patur në zonat malore të cilat janë shoqëruar me shira të dobët e afat-shkurtër, në Juglindje, reshje të pakta dëbore. Këto kushte atmosferike do të vijojnë edhe në orët e mesditës.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë, Kosovën, Rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:



Shqipëria

Pjesa e dytë e ditës do të përmirësojë dukshëm kushtet atmosferike duke bërë që i gjithë territori shqiptar të dominohet nga Moti i kthjellët dhe vranësira të lehta, deri në mbrëmje kur vranësirat dhe shirat e dobët do të ri-kthehen sërish në territor. Temperaturat e ajrit kanë pësuar një rënie të lehtë në vlerat e mëngjesit, kurse mesdita do të sjellë rritje me 2-3 gradë në veri dhe qendër. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 25 km/h dhe drejtim kryesisht Perëndimor duke bërë që në det dallgëzim të mbetet i ulët.  

Europa

Europa Veriperëndimore, Europa Qendrore si edhe ishujt Britanikë do të përfshihen nga vranësira dhe shira të konsiderueshëm të shoqëruar me stuhi të forta ere. Po ashtu, problematike do të mbetet situata e vranësirave dhe shirave në Mesdheun Lindor dhe gadishullin e Ballkanit. Ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të dominohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë sot:

Greqia, Italia mbeten me stuhi me rrufe dhe rrebeshe shiu;

Çekia,Austria alarmojnë për stuhi ere të fortë dhe ngrica;

Spanja  rrezikon ere të fortë, rrebeshe shiu dhe dallgë;

Norvegjia mbetet e alarmuar nga  stuhitë e erës së fortë.

n.e/NOA

 

 

Tiranë, 4 nëntor, NOA – Dita ka nisur me kthjellime dhe vranësira kalimtare në pjesën më të madhe të vendit. Vranësira më të dendura ka patur në zonat malore të cilat janë shoqëruar me shira të dobët e afat-shkurtër, në Juglindje, reshje të pakta dëbore. Këto kushte atmosferike do të vijojnë edhe në orët e mesditës.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë, Kosovën, Rajonin dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit