Transmetuar më 07-11-2009, 23:53

Tiranë, 8 nëntor NOA - Prefekti i Tiranës Keltis Kruja ka dalë me një reagim për incidentin e dyshuar në një pub të kryeqytetit që u publikua nga një e përditshme të shtunën, ku konsiderohej se Kruja ishte përfshirë në një konflikt banal në një nga lokalet e Tiranës.



"Siç ia kam shprehur, në një lidhje telefonike, edhe gazetares së gazetës, unë nuk jam përfshirë në asnjë lloj incidenti dhe aq më tepër të jem konfliktuar fizikisht me njeri", - thotë Kruja.

"Unë e konsideroj këtë shkrim një sulm të ulët dhe një trillim të sajuar shumë keq i bindur plotësisht që ky është një sulm thellësisht politik, i cili është në vazhdën e shkrimeve edhe të mëparshme të kësaj gazete për mua", - vijon deklarata e z.Kruja.

Duke përfunduar, Kruja thotë se "do të vazhdoj të kryej funksionin tim i pashqetësuar".

e.r/NOA 

Tiranë, 8 nëntor NOA – Prefekti i Tiranës Keltis Kruja ka dalë me një reagim për incidentin e dyshuar në një pub të kryeqytetit që u publikua nga një e përditshme të shtunën, ku konsiderohej se Kruja ishte përfshirë në një konflikt banal në një nga lokalet e Tiranës.

(more…)

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit