
Sportistja kuqezi ka qenë mjaft pranë zonës së medaljeve, në peshën 58 kg. Në këtë kategori peshe kanë konkurruar gjithsej 24 peshëngritëset më të mira të botës
Tiranë, 23 Nëntor NOA - Shqipëria po merr pjesë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për Të Rritur, që po zhvillohet në Kore të Jugut, dhe garimi i kuqezinjve ka nisur me Romela Begajn.
Sportistja kuqezi ka qenë mjaft pranë zonës së medaljeve, por është detyruar të kënaqet me vendin e katërt në botë, në peshën 58 kg.
Në Guojang të Koresë së Jugut po zhvillohet Kampionati Botëror i Peshëngritjes për të Rritur, në të cilin Shqipëria do të përfaqësohet me 3 prej sportistëve të saj më të mirë. Dhe garimi i kuqezinjve ka nisur të hënën me Romela Begajn, e cila ka konkurruar në baterinë A të kategorisë së peshës trupore deri në 58 kg.
Në këtë kategori peshe kanë konkurruar gjithsej 24 peshëngritëset më të mira të botës dhe Begaj ka qenë mjaft pranë zonës së medaljeve, por është detyruar të kënaqet me vendin e katërt në botë, me një total prej 207 kg në dygarësh.
Peshëngritësja 23-vjeçare, e cila u rendit e gjashta në botë në Lojërat Olimpike "Pekin 2008", të zhvilluar vjet në kryeqytetin kinez, ka ngritur 95 kg, duke humbur podiumin vetëm për një kilogram në shkëputje.
Ndërkaq, në stilin e shtytjes, gara ka qenë edhe më e ashpër dhe Romela Begaj ka ngritur në përfundim 112 kg.
Kështu, me 207 kg në dygarësh, ajo është renditur e katërta në botë, çka përbën një përmirësim prej dy vendesh krahasuar me Lojërat Olimpike të 2008-s dhe që premton mjaft për ato të ardhshmet, "Londër 2012".
Përveç Romela Begajt, për Shqipërinë do të konkurrojnë edhe Erkand Qerimaj, në peshën deri në 77 kg, dhe Ervis Tabaku, në peshën deri në 85 kg.
Tre sportistët shoqërohen edhe nga trajnerët e tyre, Zef Kovaçi, Sokol Bishanaku dhe Hektor Shaqiri.
e.r/NOA
| 58Kg Women | ||||||||
| Rank | Name | Born | Nation | B.weight | Group | Snatch | Cl&Jerk | Result |
| 1 | LI Xueying | 15.05.1990 | CHN | 57.42 | A | 107 | 132 | 239 |
| 2 | NOVIKAVA Nastassia | 16.11.1981 | BLR | 57.98 | A | 100 | 125 | 225 |
| 3 | KALINA Yuliya | 24.10.1988 | UKR | 57.46 | A | 96 | 119 | 215 |
| 4 | BEGAJ Romela | 02.11.1986 | ALB | 57.52 | A | 95 | 112 | 207 |
| 5 | SIRIKAEW Pimsiri | 25.04.1990 | THA | 57.35 | A | 90 | 115 | 205 |
| 6 | GOTFRYD Marieta | 11.09.1980 | POL | 57.83 | A | 90 | 107 | 197 |
| 7 | GUICHO RECIO Quisia | 12.09.1987 | MEX | 57.22 | A | 88 | 107 | 195 |
| 8 | TOKESHI Masako | 15.06.1983 | JPN | 57.66 | A | 85 | 110 | 195 |
| 9 | CHIQUET Agnes | 24.10.1984 | FRA | 57.54 | B | 83 | 107 | 190 |
| 10 | DE LOS SANTOS Wildry | 24.05.1991 | DOM | 57.72 | A | 84 | 106 | 190 |
| 11 | QUARTON Emily | 09.08.1984 | CAN | 57.95 | B | 81 | 102 | 183 |
| 12 | KATZENMEIER Hilary | 22.08.1988 | USA | 57.98 | B | 81 | 98 | 179 |
| 13 | BAKAMTZUCHE Pilar | 10.04.1988 | CMR | 57.54 | B | 75 | 102 | 177 |
| 14 | SO Wai Ching | 27.07.1982 | HKG | 55.67 | B | 36 | 42 | 78 |
| --- | LIN Wan-Hsuan | 19.03.1988 | TPE | 57.05 | A | --- | 117 | --- |
| --- | UWAH Margaret | 03.11.1983 | NGR | 56.83 | B | 80 | --- | --- |
| --- | EVERI Anna | 28.04.1987 | FIN | 57.93 | B | --- | 91 | --- |
Â
Â
Sportistja kuqezi ka qenë mjaft pranë zonës së medaljeve, në peshën 58 kg. Në këtë kategori peshe kanë konkurruar gjithsej 24 peshëngritëset më të mira të botës
Tiranë, 23 Nëntor NOA – Shqipëria po merr pjesë në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për Të Rritur, që po zhvillohet në Kore të Jugut, dhe garimi i kuqezinjve ka nisur me Romela Begajn.
Sportistja kuqezi ka qenë mjaft pranë zonës së medaljeve, por është detyruar të kënaqet me vendin e katërt në botë, në peshën 58 kg.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





